Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin në lidhje me aksidentet rrugore.
Meta u bën thirrje të menjëhershme autoriteteve përgjegjëse të rrisin sigurinë rrugore dhe të shmangin katastrofat.
Gjithashtu presidenti ka pasur edhe një apel për qytetarët që të tregohen sa më të kujdesshsëm në drejtimin e mjeteve të tyre.
“Shpreh shqetësimin e thellë për rritjen e numrit të aksidenteve dhe humbjen e jetëve të shtetasve shqiptarë në rrugët e vendit.
Sipas raporteve zyrtare, në 10 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 10 qytetarë dhe mbi 25 janë plagosur në aksidente automobilistike në akse të ndryshme rrugore të vendit, çka përbën një bilanc tragjik të paprecedentë për numrin shumë të lartë të viktimave në këtë periudhë të vitit.
Ju apeloj autoriteteve përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës të marrin masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë rrugore, në mbrojtje të jetës së qytetarëve.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve të tyre dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor!”, është shprehur Meta./albeu.com/