Aksident tragjik në Turqi/ Humbin jetën 11 persona, plagosen 27 të tjerë pas përplasjes së një autobusi me një vinç (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik ndodhi në zonën e Akhisarit, në provincën e Manisës, në Turqi, ku një autobus turistik u përplas me një vinç, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe plagosjen e 27 të tjerëve.

Sipas mediave turke, përfshirë TRT Haber, aksidenti i rëndë ndodhi pranë pikës së pagesës së Akhisarit, në autostradën Gebze–Orhangazi–Izmir.

Të lidhura

None found

Në pamjet filmike nga vendngjarja, autobusi shihet i përmbysur. Ekipet e shpëtimit thyen xhamat e mjetit për të nxjerrë pasagjerët.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës dhe disa ambulanca, ndërsa të plagosurit u transportuan në spitale për të marrë ndihmën mjekësore.

 

 

Deri më tani, shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik nuk janë bërë ende të qarta.

Reagimi i autoriteteve

Guvernatoria e Manisës publikoi një deklaratë lidhur me ngjarjen.

“Ekipet mjekësore dhe të shpëtimit janë dërguar në vendngjarje, ndërsa operacionet për shpëtimin e qytetarëve të prekur nga aksidenti nisën menjëherë. Si pasojë e aksidentit, 11 qytetarë humbën jetën, ndërsa 27 të tjerë u plagosën. Të plagosurit janë transportuar në spitale. Po e ndjekim nga afër situatën, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse”, thuhet në deklaratë.

Edhe ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Çiftçi, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale.


Shtuar më 11.10.2026 13:51