Aksident tragjik në Mykonos, vdes 27-vjeçari shqiptar

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur ditën e sotme në Mykonos.

Sipas medieve të huaja drejtuesi i makinës, i cili po punonte në një lokal plazhi në ishull, humbi kontrollin e mjetit për arsye të panjohura, duke shkaktuar devijimin dhe përmbysjen e tij.

Shoferi 27-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme , ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa trupi kishte dalë jashtë makinës.

Menjëherë u njoftua EKAV-i, Policia dhe Zjarrfikësja, por 27-vjeçari me origjinë shqiptare, banues prej shumë vitesh në Mykonos, nuk ia doli./Albeu,com/ 


Shtuar 4.07.2023 17:06