Aksident tragjik në Itali, treni përplas 5 punëtorët që po rregullonin hekurudhën

Pesë punonjës të hekurudhave u vranë në veri të Italisë kur u përplasën nga një tren teksa po kryenin punë mirëmbajtjeje gjatë natës, raportuan mediat italiane të enjten.

Paolo Bodoni, kryebashkiak i qytetit të Bradizzo, i tha agjencisë së lajmeve AGI se një punonjës i urgjencës i kishte përshkruar atij një “skenë rrëqethëse, me mbetje njerëzore 300 metra larg”.

“Është një tragjedi e madhe”, tha ai, duke shtuar se një hetim është duke u zhvilluar.

Policia tha se treni, i cili transportonte vagona në linjën Milano-Torino dhe nuk ishte në shërbim komercial, po udhëtonte me 160 km/h kur goditi punëtorët, duke zëvendësuar seksione të trasesë pranë Bradizzo, në periferi të Torinos.

Dy kolegë që punonin aty pranë arritën të shpëtonin, përfshirë edhe kryepunëtorin. Shoferi i trenit ishte në gjendje shoku, por i padëmtuar, tha Ansa.

RFI, kompania që drejton rrjetin hekurudhor të Italisë, konfirmoi pesë vdekjet në një deklaratë për agjencitë e lajmeve dhe tha se një hetim ishte në vazhdim. Ajo shprehu “trishtimin e saj të thellë për atë që ndodhi dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave”


Shtuar 31.08.2023 08:30