Aksident tragjik në Itali, motrat minorene shtypen nga treni, dëshmitari: Bërtita, por nuk dëgjuan

Dy motra, 15 dhe 17 vjeç, u goditën dhe u vranë nga një tren me shpejtësi të lartë në tranzit në stacionin Riçione (Rimini) me destinacion Milanon. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Nga informacionet e para, dy të rejat u panë teksa mbërritën në stacion dhe tentonin të kalonin shinat, duke u lëkundur. Hetimet po vijojnë nga policia hekurudhore dhe karabinierët.

Trafiku hekurudhor është pezulluar midis Rimini dhe Cattolica, drejt Ankonës dhe po përgatiten shërbime zëvendësuese për trenat rajonalë me autobusë.

Policia, komisariati i Riminit dhe Polferi kanë arritur të gjejnë babain e dy vajzave, trupat e të cilave kanë mbërritur në morgun e spitalit për identifikimin. Hetuesit po dëgjojnë disa dëshmitarë okularë dhe këto dëshmi do të duhet të kryqëzohen me analizën e videos nga kamerat në stacion.

DËSHMIA

“Pashë dy vajzat që donin të shkonin në binarin e dytë, sepse ishte treni i ndaluar për në Ankona. Kështu fillova të bërtas dhe pas meje filluan të bërtasin të tjerë që prisnin të kapnin trenin. Mes britmave dëgjova bilbilin e trenit nga platforma e parë që po shkonte drejt Milanos. Dëgjova një zhurmë të madhe, nuk kuptova më asgjë, të gjithë njerëzit filluan të bërtisnin “. Kjo është dëshmia në një video të publikuar nga Corriere di Romagna, e një dëshmitari që ka parë aksidentin e të rinjve. Për njërën nga vajzat thotë: “Nuk më dukej në vete”./albeu.com


Shtuar 31.07.2022 17:57