Aksident tragjik në Itali, humb jetën 54-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali.

Mediet italiane bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Aleks Bala.

Aleksi, me origjinë shqiptare, por që kishte jetuar gjithë jetën në Itali, ishte kthyer nga puna dhe kishte marrë traktorin për të shkuar në vreshtin pas shtëpisë së tij.

Për të shkuar te vreshti, ai duhet të udhëtonte përgjatë një rruge shumë të pjerrët ku ndodhi dhe aksidenti.

Traktori rrëshqiti në një kthesë dhe u përmbys. 54-vjeçari shqiptar u hodh, por përplasja ishte e fortë dhe Bala humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Familjarët ngritën alarmin kur panë që ai nuk po kthehej në shtëpi.

Pavarësisht errësirës, familjarët, gruaja dhe dy fëmijët u nisën ta kërkonin dhe u tronditën nga ajo që kishte ndodhur.

Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por Bala u konfirmua i vdekur./


Shtuar 8.02.2024 18:03