Një aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel në Elbasan, ku ka humbur jetën një fëmijë 7-vjeçar. I mituri u përplas për vdekje nga një automjet që drejohej nga 61-vjeçari Petri Bozo, në rrugën Elbasan-Librazhd, teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle.
Siç bëhet me dije shkolla ka qenë pranë aksit nacional Elbasan-Librazhd.
Të lidhura
None found
Fëmija ka qenë me të ëmën duke shkuar në shkollë, teksa i shpëtoi asaj nga duart duke kaluar rrugën dhe pësoi aksidentin fatal.
Sakaq, 61-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
