Aksident tragjik/ Humbin jetën 3 të rinj, një në gjendje të rëndë

Ditën e djeshme, një aksident tragjik ka ndodhur në Londër, ku u ka marrë jetën tre të rinjve dhe dy të tjerë janë dërguar në spital.

Pesë të rinj, të gjithë rreth të 20-ave, u gjetën brenda automjetit, sipas Daily Mail.

Të tre personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy persona u dërguan menjëherë në spital, me një në gjendje kritike për jetën dhe tjetrin me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Polica ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.


Shtuar 15.04.2024 15:28