Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:30 në fshatin Brataj ku si pasoj ka humbur jetën një 24-vjeçar.
Policia njofton se shtetasi Jurgen Veshaj, punëtor në guroren e fshatit Brataj, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.