Rrëzohet në banesë 61-vjeçari në Vlorë, humb jetën

Një 61-vjeçar në Vlorë është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2021, rreth orës 17:00 ,  shtetasi Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për zbardhjen e  rrethanave të  ngjarjes./albeu.com


Shtuar 1.12.2021 17:52