Aksident te “Shkëmbi i Kavajës”/ Makina del nga rruga dhe përplaset me hotelin, ndërron jetë kopshtari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Shkëmbit të Kavajës.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është futur në ambientet e jashtme të një hetoli.

Si pasojë e  këtij aksidenti ka ndërruar jetë një 50-vjeçar, punonjës pastrimi dhe gjelbërimi, i cili ishte duke pastruar  në momentin e përplasjes.

Po ashtu janë lënduar edhe dy 20-vjeçare, pasagjere.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vëndin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com