Një aksident është regjistruar orët e fundit në qytetin e Fierit, ku një automjet është përplasur me një automjet tjetër të parkuar. Shoferi nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar dhe në përpjekje për t’u larguar është përplasur me një mjet tjetër.
Si pasojë e kësaj, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Ai ka marrë ndihmën e specializuar mjekore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas kësaj ai do të shoqërohet drejt komisariatit. Polica po heton më shumë mbi rastin.
Të lidhura
None found
