Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar

Mbrëmjen e sotme, një aksident është regjistruar në hyrje të Rrugës së Elbasanit në Tiranë.

Disa automjete janë përplasur midis tyre.

Siç shihet nga fotot, një automjet tip Benz ka dalë rrugë duke përfunduar në korsinë tjetër.

Për pasojë, ka rrëzuar një pemë dhe është përplasur me një automjet që vinte në krah të kundërt.

Nga të dhënat bëhet me dije se ka mbetur një person i plagosur, i cili ka përfunduar në spital.

Aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të shpejtësisë së lartë.



Shtuar 1.01.2024 20:24