Lojtarët shqiptarë të apasionuar pas makinave luksoze, Berisha prezanton Lamborghinin 200 mijë euro

Lojtarët shqiptarë kanë treguar që janë të apasionuar pas makinave luksoze dhe të shpejta.

Pak kohë më parë Taulant Xhaka dhe Granit Xhaka ishin duke ngarë një Lamborghini mjaft të shtrenjtë.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me futbollistin shqiptar që aktivizohet tek Përfaqësuesja e Kosovës, Bernard Berisha.

29-vjeçari ka publikuar një foto ku është në vendin e shoferit të një Lamborghini Urus.

Në internet kjo makinë vlerësohet me një çmim mjaft të lartë, mbi 200.000 euro.

Faqja e Facebookut “Fansat e Futbollit Kosovar” deklaron se kjo është makina më e re e Bernard Berishës.


Shtuar 30.05.2021 21:27