Aksident në Shkodër, babë e bir përfundojnë në spital

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi 38 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjtetit dhe djali i tij, 14-vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 14.04.2024 15:31