Aksident në Sarandë, turistja italiane përfundon në spital

Mëngjesin e sotëm, një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën hyrëse të qytetit të Sarandës.

Motori i drejtuar nga një turiste italiane, është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Të lidhura

None found

Mësohet se turistja ka pësuar plagë të lehta dhe është transportuar drejt Spitalit të Sarandës për mjekim.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.


Shtuar 3.05.2024 08:44