Aksident në Sarandë, përmbyset makina e policit (EMRI)

Një automjet tip Ford me ngjyrë gri, me targa AA 460 HU me drejtues mjeti Durim Pashollari, me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare Borsh, ka humbur kontrollin duke u përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur në  rrugën “ Skenderbeu” në Sarandë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Qarkullimit rrugor dhe po kryhen veprimet nga A.M.P.


Shtuar 15.11.2023 20:04