Aksident në rrugën Elbasan-Librazhd, përplasen dy automjete, raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në rrugën Elbasan-Librazhd.

Mësohet se dy automjete që po udhëtonin në drejtime të ndryshme janë përplasur. Raportohet se si pasojë e aksidentit ka edhe persona të lënduar.

Sakaq ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë edhe rrethanat e aksidentit.


Shtuar 17.06.2022 15:45