Aksident në Paris/ Ministri francez i Ekonomisë përplas me makinë një çiklist

Ditën e djeshme, ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, i cili drejtonte makinën e tij, ka goditur një çiklist që kaloi në semafor të kuq në Paris, raportuan mediat lokale, duke cituar policinë dhe rrethin e ministrit.

Ngjarja ndodhi të premten pas orës 19:30 kur Le Maire, ishte duke u kthyer në shtëpi nga ministria me makinë.

Të lidhura

None found

Çiklisti ka lënduar vetullën dhe ka mundësi të ketë edhe lëndime të tjera në kokë.

Gazeta Depeche, raportoi në faqen e saj të internetit se Le Mer, priti zjarrfikësit dhe ambulancën pranë çiklistit të plagosur.

Vetë ministri nuk është lënduar.

Le Maire, ashtu si “qytetarët e tjerë”, iu nënshtrua një testi alkooli dhe një testi droge, rezultatet e të cilave rezultuan negative, njoftoi rrethi i tij.