Aksident në Lushnjë, furgoni përplas për vdekje një person

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Mësohet se një furgon në autostradë ka përplasur për vdekje të kalimtar.

Bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 60 vjeç, e cila ka qenë duke kaluar autostradën Rrogozhinë-Lushnje mbi trafikndarësen e betonit është përplasur nga furgoni. Viktima ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjeve.


Shtuar 21.10.2023 07:42