Aksident me vdekje në Lushnjë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnjë. Për pasojë ka humbur jetën një 59-vjeçar, i cili ndërsa drejtonte motorin është përplasur me një zetor.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, motomjeti me drejtues shtetasin Q. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Kaskadë, Lushnjë, është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor me drejtues shtetasin J. P.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 26.10.2022 11:31