Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua, pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin mbi mjetin.
Fatmirësisht, shoferi ka arritur të dalë në breg pa lëndime, ndërsa autoritetet po punojnë për nxjerrjen e makinës nga uji.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.