Një tjetër person i akuzuar në lidhje me tragjedinë e Koçanit ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Ljupço Grnçishtanov, 54 vjeç, i cili ishte në mesin e të pandehurve në çështjen që lidhet me aksidentin, raporton “TV21”.
Në kuadër të këtij rasti, Grnçishtanov akuzohej për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”.
Të lidhura
None found
Ai ka ushtruar detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm, përkatësisht Shef i Shërbimit të Inspektimit, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim nga 15 janari 2013 deri më 16 mars 2025.
Sipas të dhënave në dispozicion, Grnçishtanov qëndroi 77 ditë në paraburgim efektiv, ndërsa më pas u vendos në arrest shtëpiak për afro 14 muaj./Telegrafi/
