Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.
Një makinë ka përplasur një të ri me motor dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.
I riu është dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën, por ka fraktura të shumta në trup.
Policia po heton mbi ngjarjen.
/Albeu.com