Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në fshatin Fishtë të Lezhës. Një furgon me një mjet tip golf, janë përplasur me njeri-tjetrin në aksin dytësor që lidh fshatin Fishtë me autostradën Lezhë-Shkodër.
Burime në vendngjarje, pohojnë se i plagosur ka mbetur vetëm drejtuesi i furgonit, i cili si pasojë e plagëve është transportuar në spital, ndërkohe që në mjetin tip golf me drejtues një prift nuk marrë lëndime.
Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë humbja e kontrollit i mjetit golf, duke shkaktuar përplasjen e fortë me furgonin. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.