Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj.
Burime bëjnë me dije se automjeti “Audi’ me të cilin udhëtonin dy të rinjtë Selman dhe Ervin Xeka, përkatësisht 17 dhe 20-vjeç është përplasur me murin e një shtëpie.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.