Aksident në Korçë-Pogradec, përplasen dy mjete, dy punonjëse të FRONTEX të përfshira (FOTO LAJM)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pocestë.

Nga përplasja e dy mjeteve, bëhet me dije se kanë mbetur të lënduara dy vajza që mësohet të jenë punonjëse të FRONTEX.

Ambulancat në vendngjarje po bëjnë të mundur transportimin drejt spitalit të Korçës të dy vajzave të plagosura, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./albeu.com/