Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë – Bilisht. Në afërsi të fshatit Candonj një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth 50 vjeç.
Sipas policisë, makina që ka përplasur për vdekje këmbësorin ishte me targa greke.
Njoftimi i policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 23.04.2022, rreth orës 20:25, në aksin nacional Korçë-Devoll, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Progrit”, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./albeu.com