Ditën e sotme, një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip furgon dhe një makinë.
Si pasojë e aksidenti tjanë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, një furgon me drejtues shtetasin m iniciale G.F. dhe një makinë me drejtues shtetasin me iniciale S.O. u përfshinë në aksident. Të plagosuri u dërguan në spital, ku ndodhen jahstë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.