Aksident në hyrje të Laçit, përplasen dy makina

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në hyrje të Laçit. Dy automjete, një tip “Fiat” dhe një “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 09:42

Tags: ,