Aksident në Elbasan, vdes 58-vjeçarja, tre të plagosur

Një e vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Elbasan-Tiranë.

Autoritetet thonë se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa shkak është bërë një 60-vjeçar, i cili sipas hetimeve paraprake rezulton se drejtonte mjetin në efektin e pijeve alkoolike.

Të gjithë ta lënduarit po udhëtonin në automjetin, i cili u përplas nga shoferi i alkoolizuar. Pas aksidentit shoferi është arrestuar dhe po merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave./Albeu.com./


Shtuar 3.09.2023 07:45