Aksident në Elbasan-Tiranë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë.

Ne këtë aksident janë përfshirë dy makina, një me targa shqiptare AA 744 HG dhe një makinë tjetër me targa të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se nga ky aksident është plagosur një person, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.


Shtuar 22.05.2021 19:33