Aksident në Durrës, i riu përplas me makinë 50-vjeçarin

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, konkretisht në aksin Durrës-Shijak.

Një 19-vjeçar, ka përplasur me makinë shtetasin Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 21.10.2021, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shijak -Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A. S., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin  Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 21.10.2021 17:18