Një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” .
Policia njofton se një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E.
Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./Albeu.,com/
