Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se një person është përplasur nga një automjet.
I lënduari është transportuar në spitalin e Durrësit për trajtim mjekësor.
Sakaq policia po heton për zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin, 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin, 56 vjeç.
56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.