Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, plagoset një pasagjer

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë.

Autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51-vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një pasagjer, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51-vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 3.05.2024 09:09