Një aksident ka ndodhur rreth orës 23:45 në hyrje të tunelit të Murrizit, në aksin Tiranë-Klos. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi K.L., 19-vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Si rezultat i aksidentit, janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit K.Gj., U.M., dhe F.K. Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.
Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Klos/Informacion paraprak
Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.