Aksident në aksin rrugor Elbasan – Librazhd: Makina përplaset me motomjetin, 3 të lënduar në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme (30 janar) në aksin rrugor, Elbasan– Librazhd.

Një automjet me drejtuesin shtetasin, C.M.,32-vjeç ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin , B.H.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjet, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën .

Me drejtuesin e automjetit policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin C. M., 32 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin B. H..

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin C. M. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Vijon…


Shtuar 30.01.2024 19:39