Aksident në aksin Pogradec-Prrenjas, detajet e para (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Përrenjas, në afërsi të fshatit Piskopat.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Gjithashtu bëhet e ditur se për shkak të përplasjes, një person ka mbetur i plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com/