Aksident në aksin Plepat-Rrogozhinë, 1 person i lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Plepat-Rrogozhinë. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur një person i lënduar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia për të zbardhur ngjarjen.


Shtuar 16.08.2024 23:35