Aksident në aksin Librazhd-Qafë Thanë, i riu me Audi përplas këmbësoren

Një aksident është regjistruar në aksin rrugorë Librazhd-Qafë Thanë.

Sipas informacioneve të Policisë bëhet me dijë se një 29-vjeçar nga Tepelena ka përplasur me makinën e tij tip “Audi” këmbësoren H. K., rreth 59 vjeçe.

Gruaja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak.

Më datë 05.09.2021, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, shtetasi E.H., rrerh 29 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur këmbësoren shtetasen H.K., rreth 59 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit./albeu.com


Shtuar 5.09.2021 19:35