Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplaset me shtyllën elektrike (FOTO LAJM)

Një aksident i frikshëm është shënuar në pikën ndarëse të Lezhës me Shkodrën, afër kryqëzimit të Paçramit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, bëhet me dije se makina humbi kontrollin duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, për pati vetëm dëme materiale dhe bllokim trafiku si pasojë e rrëzimit të shtyllës./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 16:45