Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë, furgoni përplaset me motoçikletën, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

Ditën e sotme, një aksident është regjistruar  në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë në fshatin Harizaj. Mësohet se një furgon me targa të Kosovës, është aksidentuar me një motoçikletë.

Ndërkohë, shoferi i motorçikletës është shoqëruar për në spital. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa do të hetohen shkaqet e aksidentit.


Shtuar 30.06.2024 14:44