Një aksident është regjistruar në segmentin rrugor Balldre-Torovicë, që shkon drejt fshatit Torovicë. Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën dhe për pasojë, kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjerja e mjetit tip Mercedes, ku janë dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak për këtë aksident, është bërë lëvizja jo e kujdesshme e njërit prej mjeteve që po lëvizte drejt Lezhës.
Rruga është e ngushtë dhe nuk ka mbajtur anën për të dalë jashtë rruge në kthesë, e për pasojë është përplasur me një fouristradë që po lëvizte në drejtim të Torovicës.
Policia po kryen veprimet hetimore për këtë rast, e për rreth një orë pati dhe bllokim të këtij segmeti rrugor.