Paraditen e sotme ka ndodhur një aksident në kryeqytet ku ka mbetur i vdekur një i moshuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:25, tek “Brryli”, pranë Iranianit, ku motomjeti me drejtues shtetasin B. SH., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/