Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Mjull Bathore.
“Shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe”, lexohet në njoftimin e policisë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.09.2024, në Mjull Bathore, shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.