Një aksident tragjik ka ndodhur në Himarë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person.
Bëhet fjalë për shtetasin SH.L, 40-vjeç, i cili duke drejtuar nëj motomjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/