Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës.

Sipas burimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Qerret-Durrës.

Bëhet me dije se një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Dy ambulanca janë nisur për të dhënë ndihmën e parë.

Ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/albeu.com/


Shtuar 2.03.2022 19:03