Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës/ Motori del nga rruga, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident me vdekje është regjistruar pas mesnatës së kaluar, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, ku për pasojë një 35-vjeçar ka humbur jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 4.07.2024 10:24