Mëngjesin e sotëm, një 63-vjeçare ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet në autostradën “Durrës-Tiranë”.
“Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63-vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, sqaron policia.
Ndërkohë, me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.